Shefi i qarkullimit në Tiranë, Taulant Gjoka, ka folur në lidhje me shkaqet e aksidentit të shumëfishtë në zonën e Tajvanit, ku u përfshinë 11 automjet së bashku me një urban.
Gjoka tha se është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, por nuk përjashtohet se shkak aksidentit mund të jetë shpejtësia e lartë.
“Grupi hetimore po kryen veprimet e duhura. Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do testohen. Ka vend për të dyshuar për një shpejtësi”, u shpreh Gjoka.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 6 persona të cilët janë transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor te Trauma.