Extra Çfarë e shndërroi në legjendë Pierre Cardin?

Çfarë e shndërroi në legjendë Pierre Cardin?

Stilisti i njohur Pierre Cardin, i cili vdiq më 29 dhjetor, ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e së ashtuquajturës Epoka Hapësinore.

Ai preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore.

Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike.

Po, çfarë e shndërroi atë në legjendë? Janë shumë arsye, të paktën 10.

Pasi u përzgjodh nga Christian Dior dhe Elsa Schiaparelli u pa qartë se Pierre Cardin nuk do të ishte vetëm një stilist modest, por një novator.

1- Veshja legjendare e tij me flluska, fustani me flluska (bubble dress), me fundin e fryrë si tullumbace me të cilën ai shkaktoi një ndjesi të paparë, është që nga viti 1954.

2- Në të njëjtën dekadë ai shpiku pret-a-porter, modën e rrobave elegante, jo të qepura enkas te rrobaqepësi, por të bëra në seri për t’u veshur çdo ditë.

Në vitin 1959 ai ishte në të vërtetë stilisti i parë që nisi modën e gatshme për veshje, në një koleksion për shitje në ”Printemps” në Paris. Kjo ishte një nga shpikjet e krijuesit vizionar, i cili do të mbetet përgjithmonë në historinë e modës.

3- Epoka Hapësinore (Space Age), ​​koleksioni i tij i vitit 1960 i frymëzuar nga hapësira, në epokën e garës për në Hënë, me veshje të bardha dhe forma gjeometrike është një paragraf i dytë historik i modës së tij.

4- Në atë koleksion ekziston një modë që ne ende e ruajmë sot midis ulje-ngritjeve, por ishte ai që e konceptoi atë: fustanet me prerje apo kominoshet shumë të ngushta të thurura, pantallona të ngushta lëkure dhe bluzat me mëngë ala lakuriq nate.

5- Për më tepër, Cardin filloi shndërrimin e asaj që moda do të kishte qenë në të ardhmen duke filluar me rrobat unisex, që injorojnë gjininë, me të vërtetë një revolucion për kohën kur moda e grave ishte lartësimi i formave.

6- Për burrat ai prezantoi xhaketat e kostumeve pa jakë, veshjen “cilindër” pa jakë që frymëzoi pamjen e parë edhe të ”Beatles”.

7- Dhe madje është shpikja e tij e pantallonave të ashtuquajtura ala cigare, thënë ndryshe tub, janë ende aktuale që nga vitet ’60.

8- Ai ishte gjithashtu i pari që paraqiti minifundin në një pasarelë dhe shkaktoi një skandal në 1966 me skajin e tij të ngushtë dhe të çarë.

9- Në të njëjtin vit ai ishte i pari që nisi një koleksion të modës për fëmijë.

10- Në vitin 1968 ai qëndisi drita në një fustan të veshur për herë të parë nga Maryse Gaspard, muza e tij: ishte shpikja e një veshjeje të ashtuquajtur kinetike, me të vërtetë e paparë më parë në modë.

Mbi të gjitha, debutimi i tij ishte në 1946 duke modeluar kostumet fantastike të ”E bukura dhe bisha” e artistit, poetit dhe regjisorit Jean Cocteau, të cilin ai e kishte takuar në Paris.

Për vite të tëra Cardin ishte injoruar nga bota e modës, megjithatë ai mbeti një vizionar i guximshëm, një pionier.