Bota Çfarë efekti do të ketë rinumërimi i votave në Xhorxhia?

Çfarë efekti do të ketë rinumërimi i votave në Xhorxhia?

Shteti i Xhorxhias njoftoi se do të bëjë një rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve presidenciale. Por çfarë efekti do ketë?

Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger u tha gazetarëve: Ne do të numërojmë çdo copë letër- çdo fletë votimi, çdo fletë votimi të hedhur në mënyrë të ligjshme.

Kjo është ajo që kërkoi kampi i Trump të martën.

Secili shtet ka rregullat e tij të rinumërimit, por në përgjithësi fletët do të rishikohen dhe riskanohen. Në disa vende, një numër i caktuar fletësh votimi numërohet gjithmonë me dorë për të siguruar vlefshmërinë e makinerive. Por rinumërimet rrallë kanë çuar në një ndryshim të rezultateve.

Po ashtu është e rëndësishme që të theksojmë se edhe nëse Biden humbet Xhorxhian, ai sërish është mbi pragun e 270 votave.

Afati shtetëror i Xhorxhias për certifikimin e rezultatit zgjedhor është 20 nëntori.

Kampi i Trump deklaroi më herët se do të kërkojë po ashtu rinumërim edhe në Uiskonsin.

Profesori i Shkollës së Drejtësisë në Kolumbia, Richard Briffault i tha BBC se ka pasur një rinumërim në Uiskonsin në vitin 2016 dhe ndryshoi vetëm disa qindra vota.