Ilir Meta është betuar këtë të hënë në Kuvend si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Në seancën e drejtuar nga Valentina Leskaj, Meta është betuar me dorën mbi Kushtetutë se do të punojë për interesat e popullit dhe shtetit shqiptar.
Pas fjalës së rastit ai është larguar nga Kuvendi, duke u përshëndetur me deputetët.
Meta mes të tjerëve takoi gjatë Sali Berishën, por nuk pati një shtrëngim duarsh me kryeministrin Edi Rama.
Po çfarë ka dashur të tregojë zoti Meta me këtë lëvizje që duket se është një mesazh politik?
Ai prej kohësh kërkon një aleancë me Sali Berishës, pas paktit Rama-Basha.
Meta ndihet i kërcënuar edhe nga reforma në drejtësi dhe i vetmi politikan, i cili duket se ia kupton hallin është Sali Berisha.
Që ditën e parë si President Meta dha mesazhin se do të jetë një kundërshtar i dyshes Rama-Basha, duke tentuar vetëm bashkëpunimin e Berishës.
Por nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë i gatshëm të jetë në krah të Ilir Metës./American Eye