Duket se kaq e kishin edhe temperaturat e ngrohta! Fundjava do të na sjellë surpriza, pasi sipas Institutit të Gjeoshkencave raporton se të shtunën dhe të dielën pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave.
Dita e shtunë pritet të shoqërohet me reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa do të jenë në formë dëbore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara dëbora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C
Veç reshjeve të shiut, ditën e nesërme do të ketë edhe erë të fortë. Era do të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të territorit, sidomos në veri.