Aktualitet Çfarë gjeti RENEA në shtëpinë e Ardian Çapjes

Çfarë gjeti RENEA në shtëpinë e Ardian Çapjes

Të hënën u vu në pranga në Elbasan, Ardian Çapja, si autor i dyshuar për vrasjen Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqirit. Por gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”, forcat RENEA kanë vënë në pranga edhe një person të shpallur në kërkim që strehohej në shtëpinë e Çapjes. Bëhet fjalë për Ardi Çekanin, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për disa vepra penale.

“Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis”, thuhej në njoftimin e policisë.

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit Ardian Çapja, policia ka sekuestruar 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të policisë.

Ardian Çapja u vu në pranga mëngjesin e të hënës, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në vitin 2012. Për këtë ngjarje është shpallur gjithashtu në kërkim Florenc Çapja. Në momentin e operacionit është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov.