Kryesore Çfarë i tha Merkel Shqipërisë me xhaketën e kaltër?

Çfarë i tha Merkel Shqipërisë me xhaketën e kaltër?

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur mëngjesin e të martës në Shqipëri e veshur me një xhaketë të kaltër.

Sipas ekspertëve të komunikimit, ngjyra e kaltër nënkupton se Shqipëria duhet të marrë vendime të rëndësishme, por jo shumë strikte.

Merkel ndryshon vetëm ngjyrat e xhaketës, në varësi se ku shkon, kë takon atë ditë dhe për çfarë do të diskutojë.

Ditën e djeshme Merkel vizitoi Serbinë, veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë që nënkupton thirrje për paqe.

Gjatë bisedës me presidentin serb Vuçiç ajo shprehu qartë se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë anëtarësim në Europë.

Merkel shpesh vesh rroba në të kuqe dhe të verdhë për raste “të brendshme”, domethënë kur është në Gjermani.

Bezhë dhe të bardhë vesh kur dëshiron të dërgojë një mesazh paqeje.

Ndërsa jeshilja është ngjyra e optimizmit, por edhe qetësia, ekuilibri.

Kur vishet me të zeza, vendi pritës nuk e ka punën mirë.