Kuriozitete Çfarë ishin ciklopët?

Çfarë ishin ciklopët?

Ciklopët nuk kanë ekzistuar.

Ishin figura të mitologjisë greke

Ciklopët (shqip: Katallanët) ishin përbindësha me një sy të rrumbullakët në mes të ballit.

Sipas Homerit kanë qenë popull. Kanë jetuar në Hiperi, tokën e largët dhe në ujdhesat përreth, kanë jetuar në shpella, kanë qenë të egër dhe jo të qytetëruar. Më i dalluari prej tyre ka qenë Polifemi, i biri i zotit Poseidon.

Sipas Hesiodit ishin vetëm tre Ciklopë dhe quheshin Steropi, Bronti dhe Argesi. I ati i tyre ishte Urani, ndërsa e ëma Gea, hyjnesha e tokës. U bashkuan me Zeusin, zotin suprem kundër babait së tij, Kronit dhe i farkuan rrufetë dhe vetëtimat me ndihmën e të cilëve ngadhënjeu. Sipas miteve romake, Ciklopët ishin ndihmësit e zotit Vullkan (grek Hefestit) dhe kanë jetuar në Siçili.

Prej trimave grekë, tek këta ka arritur Odiseu, mbreti i Itakës, kur në brigjet e tyre e ka bartur erë e fortë. Zbarkoi në breg me dymbëdhjetë njerëz dhe u kthye me gjashtë, dhe shpëtoi vetëm falë guximit dhe dinakërisë së vet me të cilën pat sukses të mashtronte Ciklopin Polifem.