Enigma Ervis Martinaj nuk po zgjidhet ende. Edhe pse i zhdukur prej më shumë se 1 viti, ende nuk dihet asgjë për fatin e Ervis Martinaj.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit ka shumë informacion për këtë çështje, por mungon dokumentimi i plotë.
“Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por që sa kohë që dokumenti i plotë i saj kërkon ende kohë, kërkon ende mund dhe angazhim nga ana e strukturës së Policisë së Shtetit, unë e kam dhe herë të tjera, nuk do të bëj një informacion të plotë, dua t’ju garantoj që në momentin që do të kem një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj çështje, mezi pres që të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj që është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, e cila ka të bëjë edhe me gjithë këto indikatorë të rëndësishëm të performancës të punës së Policisë së Shtetit. Mund t’ju garantoj që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e di fare mirë këtë gur peshe të rëndë sikurse është urdhri i Kryeministrit dhe që po bëjmë gjithçka është e mundur t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së kësaj çështje. Nuk po hyj në shumë detaje sepse nuk dua të jap informacione të klasifikuara sekret”, u shpreh Taulant Balla në konferencën e analizës vjetore të Ministrisë së Brendshme.
Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët prej gushtit të 2022-t.