Moderatorja Sara Gjordeni ka dhënë edhe njëherë versionin e saj të daljes të të dashurit të saj, Bardhit nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother Fan Club”, Sara tregoi se nëna e Bardhit është në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu, sqaroi se problemet i ka pasur me palë të treta, duke theksuar se bëhej fjalë për menaxherin e këngëtarit.
Por në asnjë moment nuk e përgënjeshtroi faktin se nëna e këngëtarit ka qenë e sëmurë.
“Kam biseduar me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova. Ndoshta unë u shpreha në mënyrën e gabuar, ndoshta njerëzit duan të kuptojnë atë që duan, por ishte shumë e thjeshtë ajo që thashë. Isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë dhe thjesht mendoj që menaxhimi i tij mund të kishte pasur një menaxhim pak më të mirë të situatës.
Përveç Bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson çfarë thotë një palë e tretë. Kemi komunikuar me Jetmirin vetëm për punë. Ai ka qenë i pari që kam kontaktuar. I thashë po të marr si gjënë e parë që të konsultohemi për të gjitha lëvizjet e mia dhe nuk dua të bëj asgjë në dëm të tij. Nuk kam asnjë më shumë për të thënë. Gjithçka bëhet për publikun. Unë nuk kam pasur dyshim për situatën e nënës së tij, por mënyra sesi është menaxhuar pastaj…
Më intereson sesi ndjehet Bardhi, ai ka pasur shumë dëshirë që të ishte në Big Brother”, tha Sara në fjalën e saj. Ndërkohë që pas daljes nga shtëpia, Bardhi ka reaguar në një intervistë të shkurtër, por ende nuk e ka sqaruar se çfarë ka ndodhur.
Bardhi u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i kumtoi lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio.
Teksa dyshimet shtohen të gjithë presin të shohin zhvillimet e ardhshme, nëse do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBV dhe historisë së Bardhit dhe Sarës.