Aida Yespica nuk ndalet pavarësisht temperaturave që janë të ftohta në këto ditë të fundit të dimrit. Modelja nga Venezuela po kalon disa ditë pushimi në ishujt e Maldive, prej andej nga ku ka menduar të “zgjojë” fansat e saj me disa foto me bikini.
Aida është quajtur si seks simbol nga viti 2000-2010 dhe gjatë karrierës së saj në vendlindje, Itali, Spanjë e SHBA është bërë pjesë e disa spektakleve në televizion, e herë të tjera ka patur edhe role në film.
E përkushtuar pas modelingut dhe e dashuruar me futbollin, aq sa pati edhe një lidhje me ish-sulmuesin e Interit Christian Vieri, për ta vijuar jetën e saj në çift pas disa kohësh me futbollistin e Parmës, Gian Marco Ferrari.
Modelja është shumë aktive në rrjete sociale dhe nuk nguron të tregojë linjat e saj edhe pse tani mban 36 vite mbi supe.