Këto janë pamjet nga brenda selisë së Partisë Demokratike pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sikurse vihet re në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha sendet e forta që u hodhën protestuesit kanë sjellë dëme.
Xhama të thyer në tokë e gurë, janë hedhur në zyrën e kryedemokratit. Kujtojmë se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha shqyen derën kryesore dhe u futën brenda katit të parë të selisë së PD-së, ku bënë tentativa për të thyer me çekiçë e varre dyert në mënyrë që të ngjiteshin në katin e dytë, aty ku ishte edhe kryedemokrati Basha.
Të tjerë protestues morën shkallë metalike për t’u ngjitur në katin e dytë përmes dritareve dhe ballkoneve, por u përballën me rezistencë dhe një prej tyre mbeti i lënduar.
Përkundër dëmeve, kryedemokrati Lulzim Basha i ka ftuar mediet në një komunikim në zyrën e tij.