Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani i kemi parë prej vitesh në ekranet shqiptare dhe dy moderatoret janë përfolur jo pak për raportin mes tyre.
Megjithëse Alketa dhe Arbana e kanë nisur karrierën e tyre së bashku në “Top Albania Radio”, prej vitesh ato punojnë në televizione të ndryshme, respektivisht në “Tv Klan” dhe “Top Channel” dhe rivaliteti mes tyre duket i pashmangshëm.
Por si janë sot raportet mes dy moderatoreve të njohura në aspektin personal?
Vetë Alketa Vejsiu ka folur në lidhje me këtë në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.
“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh sepse kemi punuar në të njëjtën radio përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë dhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në një mjedis kaq të vështirë siç është industria e medias ia dalin me sukses”, u shpreh Alketa në lidhje me Arbana Osmanin.
Një tjetër moderatore e njohur shqiptare, e përfolur shumë muajt e fundit, është edhe Bora Zemani. E pyetur nga ndjekësit e saj se çfarë mendimi ka për Borën, gjithashtu moderatore në “Top Channel”, Alketa tha: “Me borën që bie më pëlqen më shumë deti dhe dielli. Me Bora Zemanin shkëlqyeshëm gjithmonë marrëdhëniet e kam pëlqyer gjithmonë”
Bora Zemani ka qenë edhe pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance Ëith Me”, ku Alketa Vejsiu është moderatore.