Kristen Rogers, CNN
Në valën vdekjeprurëse të pandemisë së gripit të vitit 1918, miliona njerëz humbën jetën sepse nuk dinin ato çfarë në dimë tani për mënyrën e përhapjes së viruseve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.
Por ne mund të përballemi me një fat të ngjashëm nëse disa njerëz vazhdojnë të injorojnë atë që një shekull përparim shkencor na ka mësuar mbi pandemitë.
Pandemia e vitit 1918 u shfaq në tre valë, nga pranvera e vitit 1918 deri në dimrin e 1919-s, duke iu marrë jetën 50 deri në 100 milion njerëzve në të gjithë botën.
Ekspertët e shëndetit presin që infeksionet e Covid-19 të rriten këtë dimër sepse virusi që shkakton Covid-19 është një koronavirus, dhe ata përhapen më shumë gjatë dimrit.
Pse vala e dytë ishte kaq vdekjeprurëse?
Ekzistojnë disa mundësi pse vala e dytë e vitit 1918 ishte aq e tmerrshme, përfshirë virusin që mund të pësoi mutacion por dhe sjelljen njerëzore në atë kohë.
Tek pacientët me gripin e vitit 1918, pneumonia zhvillohej shpejt dhe vriste njerëz deri në ditën e dytë. Përhapja e shfrenuar u mundësua po ashtu nga lëvizjet e trupave dhe kampet e mbingarkuara ushtarake. Sa herë ushtarët lëviznin, kështu bënte edhe virusi dhe kjo solli infektimin e ushtarëve dhe marinarëve.
Një pengesë e madhe ishte mungesa e njohurive për karakterin, sjelljen dhe ashpërsinë e virusit. Vdekjet nga gripi arritën kulmin në nëntor 1918, i cili ishte ndoshta muaji më vdekjeprurës i pandemisë.
Ndikimi shoqëror
Afërsisht gjysma e vdekjeve nga gripi spanjoll ishin midis të rriturve të moshave 20 deri në 40 vjeç, në ndryshim nga pandemia aktuale.
Shkollat dhe hapësirat publike u mbyllën, ndërsa shumë evente u anuluan. Autoritetet vendosën ligje për mbajtjen e maskave dhe ligjin anti-pështymë.
Bota humbi breza të rinjsh, dhe për të tjerë pandemia dhe Lufta e Parë Botërore, u bënë përvojat kryesore të jetës së tyre.
Avantazhi i kohëve moderne
Përparimet e shumta shkencore na kanë dhënë një avantazh të lehtë në zbutjen e përhapjes dhe efekteve të sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi dhe Covid-19.
Përmirësimet teknologjike i kanë lejuar studiuesit të shohin qelizat dhe viruset përmes mikroskopëve elektronikë dhe kristalografisë me rreze X. Mikrobiologët tani mund të izolojnë, identifikojnë dhe përshkruajnë strukturën e viruseve.
Fatmirësisht, ne nuk jemi në një luftë globale.
Çfarë mund të bëjmë
Megjithëse rastet e Covid-19 janë në rritje dhe mund të rriten edhe më shumë këtë dimër, ka gjëra që mund të bëjmë për të ndaluar përhapjen.
Masat paraprake si distancimi fizik, shmangia e grumbullimeve dhe udhëtimeve të panevojshme, larja e duarve dhe mbajtja e maskave janë akoma të rëndësishme.
Po ashtu, në vitin 1918, nuk kishte një vaksinë të aprovuar, ndërsa në vitin 2020, shumë vaksina antiCovid janë duke u testuar.