Kiara Tito është për momentin personazhi më i përfolur në “Big Brother VIP”.
Gjithçka nisi pasi banorët e Big Brother VIP, me përjashtim të Ronaldos dhe Keisit, patën mundësinë që të shohin Big Brother Portokalli pasi kaluan me sukses sfidën e kalimit të pishinës nga njëra anë në tjetrën.
Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli.
Pasi panë shfaqjen ajo u pa të përlotej te bari teksa fliste me Luizin.
Ky i fundit i prekur nga gjendja e Kiarës, nuk kurseu dhe një mallkim:
“Ishalla këta lot bien mbi ata që e meritojnë me u ra sipër jo mbi fytyrë të saj.”
Ajo u bullizua dhe kritikua në fillim se pse nuk i qëndronte pranë Luizit, dhe kur rihyri u bullizua sërish pse po i qëndronte pranë Luizit.
Por pavarësisht kësaj, Kiara ka edhe shumë fansa që e pëlqejnë dhe ata sot kanë vendosur t’i dërgojnë një dron me një mesazh që i dha zemër dhe e bëri të buzëqeshë për disa momente.