Kulturë Çfarë nënkuptojnë simbolet në varrin e albanologut Robert Elsie në Theth

Çfarë nënkuptojnë simbolet në varrin e albanologut Robert Elsie në Theth

Amaneti i fundit i Robert Elsie ishte të prehej në Theth. Prej viti tetorit të 2017-ës kur ndërroi jetë albanologu dhe shkrimtari që i deshi pafund Shqipërinë dhe shqiptarët, prehet në Theth.

Dritare TV shkoi në Theth, për të treguar që është një pikë tjetër në këtë vend, një pikë e jashtëzakonshme që na bashkon. Është varri i Robert Elsie, është banesa e fundit e një njeriu që na deshi edhe kur ne nuk e njihnim veten tonë. Na mësoi të njohim veten. Këtë bëri Robert Elsie, deri në fund të jetës së tij, kur vendosi të qëndrojë përjetësisht në Theth.

Pavlin Polia, në një bisedë më gazetaren Rudina Xhunga foli për amanetin e fundit të albanologut për t’u prerë në Theth. Varrimi i Robert Elsie, u bë sipas riteve të fshatit.

Miq e tij të huaj morën pjesë në varrim, por më shumë ishin shqiptarë të mbledhur nga gjithë zona përreth Thethit për të përcjellë njeriun e tyre. Me gjëmën e burrave që niste nga çdo anë e malit e vazhdonte deri te sheshi i fshatit, te pema e blirit, aty ku qëndronte arkivoli i albanologut Robert Elsie.

“Ishte amanet që ai të qëndronte në Theth. Unë pata fatin ta takoj kur ishte gjallë. Është një pasuri e rrallë të bësh 5 minuta muhabet me atë personazh që nuk ka lindur në Shqipëri, por ka bërë punë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Kur mora vesh lajmin që ka vdekur më kontaktuan njerëzit e tij të afërt dhe thanë që shprehu dëshirën që të varroset në Theth. Unë kontaktova vëllazëritë e Thethit për të rëndë dakord. U deshën bërë disa letra edhe në bashki që në fillim nuk ishin dakord pasi kishin gjetur një vend në Vermosh dhe donin të varrosej atje. Por amaneti i Elsie ishte të varrosej në Theth, jo në Vermosh. Por në fund arritëm të bëjmë letrat dhe e varrosëm në Theth”, tregon Pavlini.