Të ftuar në edicionin special të festave në emisionin “Xing me Ermalin” kanë qenë një grup artistësh shumë të njohur shqiptarë si këngëtarët Albërie Hadërgjonaj, Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Gena, Remzie dhe Nexhat Osmani, Bojken Lako dhe aktorët e humorit Olsi Bylyku dhe Arta Elezaj.
Ashtu siç edhe është traditë në këtë program, velina Kejvina Kthjella i bëri pyetjen e sikletshme këngëtares Fatmira Breçani.
“Arta thuhet se për vajzat është mirë që të veshin të brendshme të kuqe gjatë natës së Krishlindjeve, kjo pasi sjell fat. Po ti Fatmira çfarë ngjyre i ke të brendshmet?”, pyeti velina.
Këngëtarja nuk pranoi të përgjigjej duke ia lënë fjalën “avokatit” të saj, aktorit Olsi Bylyku, të cilin e quajti Olsi Byrzylyku.
“Fatmirës do t’i ecë mbarë me çfarëdo lloj brekësh sepse e ka suksesin tek zemra dhe jo tek ato”, e mbylli aktori.