Nga Kate Lindsay – The Atlantic
Pas dasmës në Vermont, të nesërmen, miqtë e mi po relaksoheshin në një vaskë të nxehtë, ndërkohë që unë luftoja me koshin e mbeturinave. Dhe pastrova dyshemenë e kuzhinës.
Të gjithë po qetësoheshin në hotel para se të nisnin rrugën për t’u kthyer në New York, përveç meje dhe të dashurit tim, që zgjodhëm Airbnb.
Pavarësisht tarifës së pastrimit prej 95 dollarësh, ne ishim të detyruar të plotësonim një listë çoroditëse të punëve para ikjes.
Diçka ka ndryshuar me Airbnb. Ata që kërkojnë një shtëpi për të qëndruar po përballen me çmimet e larta, kostot shtesë, punët e detyrueshme dhe foto apo përshkrime të pavërteta në platformë. Rrezikon të mbetesh si unë në Vermont, në një shtëpi që nuk ngjante aspak me atë të publikuar.
Jo vetëm që klientët janë të nervozuar, duke shprehur zemërimin e tyre nëpër mediat sociale, por edhe qytetet. Në fillim të këtij muaji, New York vendosi një ligj të ri drastik që ndalon në mënyrë efektive shumicën e qirave afatshkurtra, duke rezultuar në zhdukjen e 15.000 listimeve të Airbnb.
Problemet e këtij tregu u shtuan sapo ai u rrit. Platforma Airbnb nisi në vitin 2008 dhe tashmë është një industri më vete. Ka menaxherë dhe mijëra kompani pronash që listojnë aty banesat që kanë. Rritja e shpejtë në sasi ka lënë mënjanë sasinë. Si çdo kompani teknologjike, Airbnb ka ndjekur rritjen dhe ajo ishte më e madhe nga se ‘ishte bërë pazari’.
Premisa e Airbnb duket e thjeshtë dhe e qartë tani, por në fillim ishte një zbulim: Po sikur të mund të fitonit para nga ajo dhoma e miqve që askush nuk e përdor, ose nga apartamenti bosh mbi garazhin tuaj? Nga ana tjetër, udhëtarët mund të kenë një qëndrim me kosto të ulët dhe me një menaxher, i cili mund të sigurojë një përvojë udhëtimi të personalizuar në mënyrë unike. Kjo nuk do të thotë se qëndrimi për një natë në divanin e një të huaji ishte ndonjëherë ajo që synonte Airbnb. Deri në vitin 2011, një aplikacion me seli fillimisht në apartamentin e themeluesve kishte arritur në 1 milion netë të rezervuara.
Shumë shpejt, Airbnb u bë aq e madhe sa të gjithë donin të ishin pjesë. Fillimisht, njerëzit me shtëpi pushimi u futën në platformë..
Më pas njerëzit nisën të blejnë prona me qëllimin e vetëm të lëshimit në Airbnb. Ishte e qartë; Airbnb u kthye në një korporatë. Që nga viti 2015, numri i listimeve në platformë vetëm në SHBA shkoi nga 150 mijë në 1.5 mln. Tani ka dhe Airbnb që janë për funksione specifike; festa beqarie, foto për Instagram apo tema të tjera.
Me pak fjalë, ndryshimi midis Airbnb dhe hoteleve po bëhet gjithmonë e më i padukshëm. Menaxherët ‘tradicionalë’ të Airbnb po zhduken dhe tani janë vetëm kompani që kanë dhjetëra prona.
Kështu Airbnb duket si një biznes serioz dhe i sigurt. Ata që listojnë pronat kanë një punë full time tashmë dhe kontrata me kompani sigurimi e pastrimi.
Lulëzimi i Airbnb ka rezultuar jo vetëm në mosmarrëveshje midis mikpritësve dhe të ftuarve, por edhe në sfida më të gjera rregullatore. Airbnbs tani janë funksionalisht më të ngjashëm me hotelet, por ato nuk i nënshtrohen të njëjtave kërkesa ligjore dhe licencimi që diktojnë gjithçka, nga pastërtia te aparatet e kafesë. Përveç goditjes së qytetit të Nju Jorkut, Uashingtoni, D.C., zbatoi kufizimet e veta vitin e kaluar, duke kërkuar një licencë me qira afatshkurtër dhe duke ndaluar licencat për shtëpitë e dyta. Los Angeles dhe San Francisko gjithashtu kërkojnë regjistrim, dhe qytete të tjera kanë vendosur lloje të tjera kufizimesh, të tilla si ndalimi i menaxherëve që të listojnë prona të shumta ose kufizimi i numrit të ditëve në vit që një pronë mund të merret me qira. “Ne ndihemi mirë për vendin ku qëndrojmë me qytetet dhe juridiksionet anembanë botës,” tha zëdhënësi i Airbnb, duke shtuar se rregullat e qytetit të Nju Jorkut “janë një dallim dhe kontrast me qasjen [të marrë nga] qytete të tjera anembanë vendit”.
Airbnb nuk është ‘thyer’. Ju mund të gjeni ende një vend të lirë dhe më të mirë se një dhomë hoteli – veçanërisht për familjet dhe grupet e mëdha. Mesatarja e Airbnb kushton 60 dollarë për person, krahasuar me 89 dollarë për person për një hotel. Por kompania duket se e kupton se diçka ka ndryshuar.
Në maj, Airbnb prezantoi një çelës që i lejon përdoruesit të vendosin kërkimin e tyre për të treguar çmimin total të një listimi, duke përfshirë tarifat para taksave, në mënyrë që të kenë një pamje më të qartë. Dhe ka lançuar gjithashtu Airbnb Rooms, një përditësim të modelit origjinal “me qira një dhomë” që thekson përballueshmërinë. “Ne jemi të fokusuar në ndërtimin e mjeteve të reja që sigurojnë që platforma jonë ofron qëndrime me çmime konkuruese,” tha zëdhënësi.
Ajo që ndodhi midis vendit ku filloi Airbnb dhe vendit ku mund të bie është një histori e njohur. Është e njëjta gjë që ka bërë çdo kompani që ka nisur me ‘ideale’ dhe është bërë gjigande. “Sa herë që ka një sektor që është potencialisht fitimprurës, çdo ent me burime më të mëdha mund të thotë, ‘Aha, unë mund të përfitoj nga kjo,’ më tha Erin Hatton, një sociologe në Universitetin në Buffalo që ka studiuar ekonomitë jetëshkurtra (gig economy). Këto ngjarje janë të gjitha shenja të një ekonomie të tillë që thjesht mund të shpërbëhet, jo për shkak të ndonjë vendimi të një CEO, por sepse kompanitë që gjejnë sukses duke e inkuadruar veten si një alternativë jashtë të zakonshmes, mund të rriten dhe të bëhen vetëm ajo që ata donin të zëvendësonin. Mëkati nis kur mendon se mund t’i bësh të dyja.