Për herë të parë në Shqipëri, shoferët do t’i nënshtrohen një testi për të parë gjendjen e tyre psikologjike sa herë që efektivët e policisë konstatojnë sjellje të rrezikshme të tyre në rrugë. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj tha dje se në rishikimin e Kodit Rrugor, do të propozohet edhe testi që në Gjermani njihet me emrin “testi i idiotit” dhe që gjen aplikim në disa vende të Bashkimin Evropian.
“Kërkohet një program i gjerë masash. Teste të vazhdueshme psikologjike. Në raste e drejtuesve që nuk sillen normal. Do bëjmë testin e “idiotëve” që quhet në vendet e tjera. Si dhe trajnimi i vlerës së lejes së drejtimit. Përdorimi i teknologjisë moderne në përmirësim dhe rezultate të reja. Sensor dhe pajisje të tjera. Do të duhet që të rregullohen. Do të rriten masat”, tha Lleshaj.
Çfarë është “testi i idiotit”?
Testi ka 50 pyetje të nivelit elementar dhe me përfundimin e tij del edhe rezultati i përgjigjeve të dhëna që tregon me përqindje sa kapacitet mendor ka drejtuesi automjeti dhe a është i përshtatshëm për të zotëruar leje drejtimi, në të kundër do t’i hiqet patenta.
Testi përmban pyetje të këtij lloji:
-Sa datëlindje kanë njerëzit?
-Disa muaj kanë 31 ditë, të tjerët 30. Sa muaj kanë 28 ditë?
-Nëse shkoni në shtrat në 8 të mëngjesit ora juaj e alarmit është e vendosur për t’iu zgjuar në orën 9 të mëngjesit tuaj, sa kohë keni fjetur?