Paris Saint Germain fitoi 2–1 me përmbysje ndaj Lille madje goli që vendosi suksesin u shënua në minutën e 88’ pas kombinimit mes Neymar dhe Di Maria.
Lionel Messi e nisi si titullar, duke luajtur pjesën e parë, ndërsa pas pushimit u zëvendësua nga Mauro Icardi. Messi pati probleme muskulare. Kjo ishte ndeshja e pestë në kampionat për të ku në 326 minuta nuk ka shënuar ende gol dhe pa dhënë asnjë asist (ndërsa 3 gola në Champions League).
Kjo nuk i ndodhte prej sezonit 2005–2006. Një e dhënë interesante është se me Lionel Messi në fushë Paris Saint Germain ka shënuar vetëm 1 gol në Ligue 1, ndërsa pa të 23.
Messi u afrua te Paris për të ngritur sulmin e ëndrrave së bashku me Neymar e Mbappe, por deri më tani në kampionat nuk ka asnjë sjellë rezultat.