Po rikthehet “gold standard”! Ari në bilance bëhet monedhë. Ngjarja që pritet me 29 mars
Për herë të parë në 50 vite, Bankat Qendrore kanë blerë vitin e kaluar 640 tonelata lingota ar, thuajse dyfishin kundrejt vitit 2017 dhe në nivelin më të lartë që prej vitit 1971, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Nikson mbylli epokën e Standartit të Arit.
Fakt interesant është që bankat qendrore europiane, sëbashku me ato aziatike kanë qenë më agresivet në blerje.
Frikë e krizës së euros dhe e “luftërave” valutore?
Në realitet (dhe kjo vlen për të gjithë për Europën) pas lëvizjeve të mëdha me rezervat valutore nuk është vetëm arsyeja tradicionale protektive kundër rreziqeve të mëdha, por edhe edhe mundësia që shfaqet; një mundësi nga e cila pak duket se janë akoma në dijeni edhe pse do të ndodhë pas pak javësh, me 29 mars 2019.
“Dita e gjykimit” për BREXIT do të jetë gjithashtu edhe dita për tregun e artë.
Nuk është e qartë nëse për zgjedhje ose rastësisht, Banka rregullatore ndërkombëtare me qendër në Bazel e që njihet edhe si Banka e Bankave Qendrore për rolin e saj kyç në sistemin financiar botëror, ka fiksuar në fakt për 29 marsin, një takim me historinë: ringjalljen e “Standardit të Arit” në botën bankare.
Për thuajse 60 vite, standarti i arit ka rregulluar konvertimin mes arit dhe dollarit duke e bashkuar me vlerën e tregut. Në vitin 1971 ishte Presidenti Amerikan Richard Nikson, i frikësuar nga presionet zhvlerësuese që rrezikonin të fundosnin dollarin në kulmin e Luftës së Ftohtë, që këputi “litarin” me arin duke dekretuar fundin e standartit të arit. Tashmë diçka po lëviz në drejtim të kundërt.
“Ilsole24ore” shkruan se nga 29 marsi, si vendim i Bankës rregullatore ndërkombëtare, ari në portofolin e bankave tregtare bëhet “Cash Equivalent”, një aset i barasvlefshëm me paranë dhe kështu “risk free”.
Në fakt, është i para “rimonetizim i arit” proces invers me atë të “demonetizimit” të arit i vendosur nga Nikson. Kjo lëvizje, sipas “Ilsole24ore”, mban firmën e bankave kryesore qendrore të Europës dhe botës, që përbëjnë edhe fuqitë më të mëdha monetare në botë.
Burimi: Ilsole24ore/ Përshtati në shqip: SCAN