Avionët e Koresë së Jugut qëlluan në ajër për të dhënë sinjale paralajmëruese pasi avionët ushtarakë rusë shkelën në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke shënuar kështu incidentin e parë midis këtyre dy vendeve.
“Tre aeroplanë ushtarakë rusë fillimisht hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut në brigjet e saj lindore para se njëri prej tyre të hyjë në qiellin territorial të vendit”, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.
“Avionët luftarakë të Koresë së Jugut më pas lëshuan shenja paralajmëruese”, tha një zyrtar i ministrisë, duke kërkuar anonimitet për shkak të rregullave të departamentit.
Të tre aeroplanët rusë kishin hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut me dy aeroplanë ushtarakë kinezë. Por nuk dihej menjëherë nëse të dy vendet e bënin këtë me qëllim, sipas zyrtarit të Koresë së Jugut.
Avionët kinezë kanë hyrë herë pas here në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut në vitet e fundit. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ka në plan të thërrasë zyrtarët e ambasadës ruse dhe kineze më vonë të martën për të regjistruar protesta formale.