Pas finales së “Euro 2020”, rrjetet sociale u mbushën me gëzimin e tifozëve italianë dhe dëshpërimin e atyre anglezë. Sidoqoftë, midis shumë komenteve dhe postimeve, një ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. “Tweet” i përdoruesit “laëseyitfc” thotë: “Anglia sapo humbi finalen e Euro 2020 kundër Italisë me penallti. Asgjë nuk ndryshoi edhe këtë herë!”
Në shikim të parë duket si një postim shumë normal mbas finales së mbrëmshme, por e veçanta është data kur u shkrua: 22 shkurt 2013. Cameron, ky është emri i përdoruesit, që e parashikoi finalen e Europianit të kësaj vere tetë vite më parë.
England just lost the euro 2020 final against Italy on a penalty shoot out, nothing has changed then!
— Cameron (@lawseyitfc) February 22, 2013
“Cicërima” e tifozit anglez u bë virale, me shumë njerëz që mbetën të habitur nga profecia e pabesueshme. Cameron parashikoi penalltitë fatale për Anglinë, me gabimin e Rashford dhe pritjet vendimtare të Donnarumma ndaj Sancho dhe Saka. Shumë kanë pyetur nëse tifozi kishte vënë bast për rezultatin përfundimtar: “Po, e bëra, por vura vetëm 6 paund, dhe fitoj përfundimisht 61 paund nëse makthi im del i vërtetë”. Makthi u plotësua, duke e lënë Cameron me 61 paund.