2020-a është një vit i brishtë dhe yjet po çmenden… që do të thotë se 29 shkurti është një ditë me rëndësi. Siç mund ta dini, një në katër vite është vit i brishtë dhe dita ekstra në shkurt u shtua për të rregulluar disa rrumbullakosje. Diellit nuk i duhen ekzaktësisht 364 ditë për të orbituar tokën dhe kjo ditë shtesë barazon gjithçka.
Sipas një tradite irlandeze, më 29 shkurt gratë u propozonin burrave. Por duke pasur Mërkurin në prapavijë, nuk e rekomandojmë. Nuk supozohet të merrni vendime afatgjata teksa Mërkuri sillet si fëmijë.
Sidoqoftë, planetet e tjera janë në anën tuaj. Mërkuri, në kënd 60 gradësh me Uranin, do t’ju sjellë lajme të mira gjatë fundjavës. Afërdita do të përplaset me Putonin dhe do të shkaktojë ndryshime në marrëdhëniet tuaja.
Dashi
Afërdita ndodhet në shenjën tuaj dhe ju fal gjithë rrëzëllimin që ju duhet. Përdoreni 29 shkurtin për të dalë dhe për të zbehur stresin e punës. Nëse jeni të lidhur, bëni gjithë aktivitetet e mundshme fizike.
Demi
29 shkurti premton aventura për ju. Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do t’ju bëjë të ndjeshëm, por Mërkuri dhe urani do t’ju surprizojnë. Shkoni në muze me njeriun e zemrës ose planifikoni një natë me shoqet.
Binjakët
Afërdita po ndikon në jetën tuaj shoqërore dhe të gjithë ju kanë qejf. Është momenti ideal për të ftuar atë bukuroshin që keni qejf. Për Binjakët e lidhur, edhe shoqet, edhe partneri do të planifikojnë diçka me ju. Zgjidhni partnerin dhe kaloni një natë erotike.
Gaforrja
Keni pasur shumë punë së fundi. Nëse jeni të lidhur, partneri është me siguri i mërzitur për kohën e pakët që kaloni me të. Zbuteni tensionin dhe dilni më 29 shkurt. Provoni një restorant të ri ose ndiqni një shfaqje që ju transporton në një botë tjetër. Për Gaforret beqare, planifikoni një takim spontan. Dilni nga zona e rehatisë.
Luani
Karriera dhe puna janë pak rrëmujë tani, por s’ka problem. Dielli është në zonën e seksit tani dhe është me rëndësi të çlironi gjithë tensionin që keni ndjerë. Luanët beqarë mund të kenë fat më 29 shkurt duke parë me kujdes njohjet profesionale.
Virgjëresha
Marsi, ose planeti i seksit, po nxeh zonën e romancës. Kjo nënkupton fishekzjarre në dashuri. Dielli do t’ju fokusojë te partneri prandaj duhet të bëni patjetër diçka për t’u mbajtur mend. Aktiviteti fizik gjithashtu rekomandohet – ngjitje në mal, hedhje me parashutë, not. Për Virgjëreshat beqare, guxoni, takoni dikë të ri.
Peshorja
Me Afërditën në zonën e martesës, jeni shumë të dhënë pas partnerit. Nëse jeni beqarë, jeni patjetër në kërkim dhe shumë shpejt mund ta takoni dikë. Planifikoni një mbrëmje të ëmbël në shtëpi. Porosisni ushqim dhe përkëdheluni në divan.
Akrepi
Hëna është në sektorin tuaj të martesës këtë 29 shkurt që do të thotë se i keni sytë nga partneri. Gjithashtu, me Mërkurin në sektorin e romancës, do të flisni shumë për ndjenjat. Akrepët beqarë mund të njohin dikë që ka potencial dhe duke qenë së Mërkuri është në prapavijë, dikush nga e kaluara mund të rikthehet.
Shigjetari
Jeta juaj romantike po sheh ditë të mira falë Afërditës në këtë sektor. Shigjetarët beqarë do të njohin plot njerëz të rin dhe do të guxojnë me takime spontane. Bëni pazare, shkoni për të pirë diçka, vizitoni një vend të ri. Shigjetarët e lidhur mund të argëtohen me partnerin duke parë një shfaqje komedie. Thjesht kini kujdes me lekët se do të harxhoni më shumë se ç’duhet.
Bricjapi
Hëna po ndriçon sektorin tuaj të dashurisë dhe këtë 29 shkurt do të dëgjoni zemrën. Urani do të sjellë surpriza në jetën tuaj romantike. Falë Uranit dhe Mërkurit do të merrni lajme të papritura. Për Bricjapët e lidhur, kjo do të thotë një udhëtim spontan. Për Bricjapët beqarë do të thotë një mesazh impulsiv në inboxin e atij që keni qejf. Mund të jeni duke menduar për ish dhe mund të merrni lajme prej tij.
Ujori
Hëna do të jetë në sektorin e shtëpisë këtë 29 shkurt ndërsa Marsi, Jupiteri, Plutoni dhe Saturni në sektorin e privatësisë. S’jua ka qejfi të bëni gjëra të mëdha nesër. Organizoni një darkë intime ose pini verë duke parë qiellin. Nëse s’doni të takoni njeri, reflektoni pse marrëdhëniet e kaluara dështuan dhe imagjinoni lidhjen ideale. Ujorët e lidhur mund të shijojnë një natë të qetë me partnerin në shtëpi.
Peshqit
Dielli dhe Mërkuri janë në shenjën tuaj këtë 29 shkurt prandaj ndiheni mirë me veten. ky është momenti ideal për t’u fokusuar te vetja. Urani do t’ju sjellë lajme shumë të mira ose një surprizë nga dikush që njihni. Jupiteri do t’ju prezantojë me dikë të lezetshëm falë një kolegu a shoku. Mund të debatoni me një mik për punë lekësh, kështu që mos jepni borxhe.