Sokol Balla ka nisur sonte në Vizion+ emisionin e ri “Real Story”.
Bashkë me Ballën në ekranin e ri janë bashkuar edhe kolegët e tij të ish-Top Story, Arjan Vasjari, Agron Gjekmarkaj, Eduard Zaloshnja dhe Skënder Minxhozi.
Pasi bëri prezantimin e tij, Balla tha se “kjo ishte shtëpia e re, ku do të ishin sërish bashkë edhe miqtë e vjetër.”
Më pas iu drejtua Gjekmarkajt: “Si të duket shtëpia e re sepse ti më dukesh si më në dyshim?”
Gjekmarkaj tha se e rëndësishme ishte që ishin të gjithë bashkë.
Ndërsa në Top Channel pritet të nisë emisioni “Të paeskpozuarit” me Ylli Rakipin.