Shenjat e horoskopit mund të tregojnë shumë më tepër sesa një përshkrim i thjeshtë i asaj që mund të na rezervojë e ardhmja në dashuri, punë dhe shëndet. Ato mund të tregojnë diçka më shumë për personalitetin tuaj.
Por kësaj here nuk do u zbulojmë se çfarë thonë yjet për ju, por çfarë tregon muaji i lindjes për ju. Për më tepër lexoni
JANARI: Personat e lindur në këtë muaj kanë një etikë të fortë në marrëdhënie pune. Nuk hezitojnë kurrë të shprehin mendimet e tyre dhe nuk pajtohen lehte me gjërat që nuk u pëlqejnë. Janë kokëfortë të lindur dhe nuk u pëlqen që të tjerët t’u tregojnë çfarë duhet të bëjnë. Janë pa diskutim të lindur për të bërë liderin.
SHKURTI: Nëse keni lindur në shkurt me siguri keni një dell krijues dhe ju pëlqen të punoni për projekte të reja. Jeni shpirt i lirë dhe nuk doni të jetoni brenda rregullave të ngurta të shoqërisë. Do t’i hipnit avionit ose trenit me mundësinë e parë pasi i dashuroni udhëtimet. Jeni shumë besnik në raporte miqësie dhe dashurie.
MARSI: Të lindurit në mars karakterizohen nga qetësia dhe ndjeshmëria. Shpeshherë duket sikur jetojnë në një dimension të veçuar nga pjesa tjetër e botës, por dinë të jenë miqësorë, të sjellshëm dhe shumë të dashur. U pëlqen shumë arti pasi nëpërmjet tij arrini të njihni veten dhe pjesën tuaj introverte.
PRILLI: Personat e lindur në prill duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Nuk u pëlqen të marrin urdhra ‘’nga lart’’ dhe përpiqen t’i injorojnë ato. Janë gjithmonë në kërkim të aventurave të reja dhe adrenalinën. Mund të duken si të paedukatë pasi thonë të vërtetat në sy.
MAJI: Personat e lindur në maj janë shumë të paqëndrueshëm emocionalisht, sot duan një gjë e nesër një gjë tjetër. Dinë të shprehen bukur dhe u pëlqen të bisedojnë me njerëzit. Kanë një jetë sociale shumë aktive. Një detaj interesant është se fëmijët e lindur në maj u pëlqen të rrinë në shoqërinë e më të rriturve që i stimulojnë nga ana intelektuale.
QERSHORI: Të lindurit në muajin qershor janë shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave e të tjerëve. Edhe pse mund të japin idenë e një personi të ndrojtur, njerëzit i vlerësojnë pikërisht për këtë gjë. Mendojnë shpesh për planet e së ardhmes. Mënyar si silleni në të përditshme tregon shumë për ju.