Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e misionit t ë “EURALIUS”
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të prokurorisë tema e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut.
Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.
Prokurori i Përgjithshëm garantoi mbështetje pakufi që reforma në Drejtësi në Shqipëri të realizohet shpejt dhe me efikasitet.