Princi Charles dhe bashkëshortja e tij, Camilla mbërritën në Havanë në vizitën e parë zyrtare në Kubë nga anëtarët e familjes mbretërore britanike.
Princi i Uellsit dhe dukeshja e Cornwall, siç quhen zyrtarisht, zbarkuan nga një aeroplan i Forcave Ajrore Britanike në aeroportin ndërkombëtar ”Jose Marti” dhe u pritën në aeroport nga zëvendësministrja e Jashtme e Kubës, Ana Teresita Gonzalez.
Charles vendosi një kurorë me lule në monumentin e heroi kombëtar të Kubës, poetit Jose Marti, në Sheshin e Revolucionit.
Princi Charles, i cili është trashëgimtar i fronit britanik, do të vizitojë qendrën historike të qytetit të Havanës dhe të takohet me presidentin kuban Miguel Diaz-Canel.
Nuk është në axhendë takimi me ish presidentin Raul Castro, vëllain e udhëheqësit revolucionar të Kubës, Fidel Castro.
Charles do të marrë pjesë në një ceremoni novatore të një parku diellor në një zonë të veçantë ekonomike në Mariel, 45 kilometra në lindje të Havanës, që u ndërtua me investime britanike.
Çifti mbretëror do të vizitojë gjithashtu edhe ishujt Kajman.