Bota Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni historike

Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni historike

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni historike ditën e sotme.

E gjithë ceremonia e posaçme do të transmetohet në televizion, ndërsa flamujt do të qëndrojnë të ulur në gjysmështizë në shenjë zie për Mbretëreshën e ndjerë.

Charles III merr fronin e Mbretërisë së Bashkuar pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth III. 73-vjeçari u zotua se do të vazhdojë të ndjekë detyrat mbretërore.

Në një fjalim të parë publik pasditen e së premtes, Mbreti i ri Charles III premtoi t’i shërbejë kombit me të njëjtin përkushtim si nëna e tij.

Pas vdekjes së monarkut, Këshilli i Aderimit mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të shpallur zyrtarisht pasuesin, që në këtë rast është Mbreti Charles III.

Në ceremoninë e posaçme, Mbreti do të bëjë një deklaratë personale për vdekjen e Mbretëreshës dhe do të betohet për të ruajtur Kishën e Skocisë, sepse në Skoci ka ndarje të pushteteve midis kishës dhe shtetit.