Autobiografia e Giorgio Chiellinit është plot me fraza të paharrueshme. Detaje të saj po publikohen pothuajse çdo ditë dhe sigurisht kanë shkaktuar polemika. Gazeta “AS” ka zbuluar kapitullin në të cilin flet për kafshimin që i dha Luis Suárezi në Kupën e Botës “Brazil 2014”, pak para se uruguaiani të nënshkruante për Barçën. Chiellini jo vetëm që e justifikon Suárezin, por shpjegon se “unë e admiroj ligësinë e tij, nëse ai e humb atë, do të bëhej një sulmues normal”.
Mbrojtësi qendror italian siguron: “Unë jam gjithashtu një bir kurve në fushë dhe jam krenar për këtë: keqdashja është pjesë e futbollit, nuk i quaj parregullsi”.
Për këtë arsye, Chellini mendon se “mora një kafshim, por kjo ishte strategjia e tij e kontaktit gjatë duelit dhe, nëse mund ta them, është gjithashtu imja. Ai (Suarez) dhe unë jemi njëlloj dhe më pëlqen të përballem me sulmues të tillë.”
Lojtari i Juves shpjegon se foli me Suárezin dy ditë pas incidentit, megjithëse insiston se nuk ishte e nevojshme që ai të kërkonte falje. Madje pranon se “për të mposhtur rivalin duhet të jesh i zgjuar. Unë e di se kur është e nevojshme të provokosh. Është më shumë iracionale, pothuajse një perceptim emocional.”