Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini ka folur pas takimit miqësor me skuadrën e dytë të klubit mbi skuadrat pretendentë të këtij sezoni, i cili nis fundjavën e ardhshme.
“Këtë vit do të ketë presion edhe mbi Interin sepse një ekip me këtë merkato nuk mund të justifikohet më. E njëjta gjë vlen edhe për Napolin. Ne jemi 3 ekipe që do të luftojmë për kampionat këtë sezon”, tha kapiteni i Juventusit.
Më tej, Chiellini vlerësoi zikaltrit edhe sezonin e kaluar, ndërsa thotë se këtë vit do të jenë edhe më të fortë. “Interi kishte skuadër për të fituar kampionatin vitin e kaluar ndërsa këtë vit janë bërë edhe më të fortë. Së bashku me Interin dhe Napolin, mendoj se kemi krijuar një hendek, por do të jetë fusha e lojës ajo që do të “flasë” dhe nuk do të jetë e lehtë për të fituar, si gjithmonë”, tha mbrojtësi bardhezi.
Deri në këtë fazë të merkatos, Interi ka arritur 3 lëvizje të bujshme, Stefano Sensi, Nicolò Barella dhe Romelu Lukaku.