Vendimi për dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, është komentuar dhe nga gazetarja e njohur CNN-it, Christiane Amanpour.
“Faleminderit për Olga Tokarzcuk që iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, por është turp që t’i jepet Peter Handke. Ai mbështeti Slobodan Milloseviçin. Ai madje mbajti një fjalim në funeralin e këtij ekzekutori ballkanik”, tha ajo në Twitter.
E njohur si ndër emrat më prestigjozë të gazetarisë botërore, edhe për faktin si raportuese në vatra lufte, Amanpour tha se “unë kam raportuar për Millosheviçin dhe pasuesit e tij gjenocidal nga e gjithë Bosnja, si dhe gjykimet që pasuan. Ishte spastrimi i parë dhe i vetëm etnik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Si mund të zgjasin këto kujtime kaq shkurt?”, pyeti ajo.