Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann do të largohet para kohe nga posti i saj në fund të kësaj vere.
Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman ku pritet të marrë një tjetër post të lartë në shërbimin diplomatik.
Prej datës 2 gusht të vitit 2022, Christiane Hohmann ka qenë në vendin tonë si ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Më parë, ajo ka qenë ambasadore e Gjermanisë në Estoni, në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ka mbajtur disa poste të tjera të larta në shërbimin diplomatik.
Largimi i diplomates gjermane e lë vakant postin e ambasadorit të BE në Tiranë. Me shumë gjasa, zëvendësuesi i Hohmann pritet të mësohet në vjeshtë.