Legjenda e arteve marciale, Chuck Norris i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.
77-vjecari është goditur nga dy infarkte brenda një ore.
Ngjarja ka ndodhur ne mesin e muajit korrik, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani nga një portal amerikan.
Protagonisti i “Walker Texas Ranger”, po pushonte në Las Vegas me bashkëshorten e tij kur mëngjesin e 17 korrikut është zgjuar me dhimbje të forta në kraharor.
Sipas mediave amerikane, aktori sapo ishte kthyer nga kampionati botëror i arteve luftarake amerikane.
Mjeket thanë se një infarkt i dyfishtë do të kishte vrarë lehtësisht çdo moshatar të aktorit amerikan, por 77-vjeçari është në një formë të shkëlqyer fizike.
Kampioni i botes në karate, mori shërbim spitalor për pak ditë për tu rikthyer në gjendje të mire shëndetësore.