Drejtori i CIA-s, William Burns, përpara se të fillonte pushtimi rus, i kishte dhënë Kievit informacione shumë të rëndësishme që e ndihmuan vendin të përgatiste plane mbrojtëse në ditët e para të luftës.
Sipas Wall Street Journal, “në mes të janarit drejtori i CIA-s, Burns, bëri një udhëtim sekret në Kiev për të takuar Zelensky”.
Inteligjenca amerikane me të vërtetë kishte marrë më shumë informacion rreth planit të pushtimit rus, “përfshirë faktin se ai do të ishtë një sulm të shpejtë ndaj Kievit nga Bjellorusia.
Drejtori i CIA-s siguroi një pjesë jetike të inteligjencës që ndihmoi ndjeshëm Ukrainën në ditët e para të luftës “, për shembull se rusët planifikuan të kapnin Aeroportin Antonov në Hostomel, afër kryeqytetit ukrainas, dhe ta përdornin për të hedhur me parashutë trupat që supozohej të merrnin Kievin dhe të rrëzonin qeverinë.