Kur vendos të krijosh një lidhje dashurore, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjik e të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop.
Astrologjia në vetvete nuk mund të zbulojë gjithçka rreth personalitetit tënd, por zbulon shumë rreth natyrës tënde emocionale.
Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, Dritare.net, ju tregon shenjat zodiake që definitivisht duhet të evitoni.
Plot me tension seksual, tërheqje të përbashkët dhe lojëra të komplikuara psikologjike, këto janë çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjatë.
Binjakët dhe Virgjëresha
Binjakët dhe Virgjëresha kanë shumë të përbashkëta, të dy janë të ndryshueshëm, të adaptueshëm, mendjemprehtë e të udhëhequr nga Mërkuri. Këto ngjashmëri bëjnë që të ketë tërheqje mes tyre. Por, në brendësi Binjakët janë të pavendosur dhe u pëlqen liria. Virgjëresha nga ana tjetër është shumë me këmbë në tokë për të qenë me dikë kaq të pavendosur si Binjakët. Si përfundim, në marrëdhënien mes tyre do të ketë mosbesim për shkak të keqkuptimeve të vazhdueshme si pasojë e natyrave krejt të kundërta. Virgjëresha është ajo që jep më shumë në këtë marrëdhënie. Ëndrrat tepër të mëdha të Binjakëve copëtohen nga prakticiteti i Virgjëreshës. Si përfundim janë të dy të pakënaqur.
Luani dhe Bricjapi
Luanët pëlqejne njerëzit e zgjuar e të kompletuar. Prandaj, ata tërhiqen nga talenti, maturia dhe ambicia e Bricjapit. Nga ana tjetër Bricjapi admiron vetëbesimin e Luanit. Prej këtu,kjo dyshe në dukje përbën çiftin ideal. Megjithatë, Luani është një shenjë zjarri, në kërkim të vazhdueshëm të vëmendjes, në kërkim të një partneri që t’i përulet dhe ta ketë qendrën e vëmendjes. Bricjapët nga ana tjetër janë të lindur për të bërë karrierë, nuk i përulen kurrë askujt dhe nuk kanë kohë për drama në jetën e tyre. Në fund dalin të dy të lënduar nga kjo marrëdhënie.
Dashi dhe Demi
Dashi dhe Demi nuk kanë shumë të përbashkëta. Por, mund të përmendim admirimin e Dashit për Demin. Dashi ndjen një lloj afërsie me Demin, ndjen se mund të marrë e të mësojë shumë prej tij. Pavarësisht kësaj, ata janë krejtësisht të papërshtatshëm për njëri-tjetrin. Dashi e nis këtë marrëdhënie i tërhequr nga misteri që rrethon Demin, vetëm për këtë, por gjithçka përfundon me tradhëtinë e njërit prej tyre ose tradhëtinë e të dyve. Si rezultat, kjo në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme.
Gaforrja dhe Shigjetari
Shigjetari është fëmija që nuk rritet kurrë, kurse Gaforrja nëna, pavarësisht gjinisë së tyre. Kjo bën që të ketë tërheqje mes tyre, një tërheqje që karakterizohet nga ndjeshmëria tepër e madhe. Shigjetari është rreptësisht i pavarur për karakterin asfiksues të Gaforres. Aftësitë manipuluese të Gaforres e irritojnë Shigjetarin. Si përfundim mund të themi që është një lidhje që nuk e ka të gjatë.
Luani dhe Akrepi
Dashuria midis Luanit dhe Akrepit është si ajo midis Adamit dhe Evës, një dashuri e ndaluar, me pasoja katastrofike. Ata “mbyllin sytë” dhe mendojnë se kanë gjetur të duhurin. Luani është në dukje i guximshëm, ndërsa Akrepi është në dukje me vetëbesim, duke bërë që të ketë një tërheqje magnetike mes tyre. Por, si akulli me zjarrin, këta të dy nuk shkojnë bashkë, është një marrëdhënie që herë nxehet, e herë ftohet, pavarësisht se duket si një bashkim magjepsës i denjë për tabloidët.
Gaforrja dhe Ujori
Gaforrja është tepër femërore dhe emocionale. Ujori është shenjë ajri dhe mashkullor. Natyrat e tyre të kundërta janë stereotip i shprehjes kur “një mashkull takon një femër”. Por, realisht ky është një kombinim që nuk funksionon. Gaforrja e cila vazhdimisht qahet e kapet me Ujorin, i cili nga natyra është tepër mospërfillës dhe kërkon të jetë i lirë. Pavarësisht kimisë seksuale që ekziston mes tyre ata nuk bëjnë për njëri-tjetrin dhe përfundojnë duke thyer zemrën e njëri-tjetrit.
Akrepi dhe Dashi
S’ka nevojë për një armë bërthamore, mjafton të bashkosh një Akrep dhe një Dash. Akrepi i udhëhequr nga Plutoni dhe Dashi i udhëhequr nga Marsi, janë në luftë të nxehtë e të vazhdueshme. Kjo nxehtësi mund të rezultojë shpesh në eksperienca seksuale shpërthyese në shtrat, por jashtë dhomës së gjumit ata edhe mund “ta vrasin” njëri-tjetrin. Dashi abuzon me durimin e Akrepit, e cila përfundon në tradhëti, zënka, neglizhencë. Nga ana tjetër është Akrepi, i cili ia kthen me të njëjtën monedhë. Kjo dyshe sado-mazokiste, nxjerr në pah anët më të këqija të karakterit të dyja palëve.
Demi dhe Shigjetari
Demi, këtë shenjë me këmbë në tokë, e bën për vete ndershmëria, liria dhe natyra origjinale e Shigjetarit. Ata nuk pëlqejnë liberalizmin e tyre të zjarrtë dhe sinqeritetin e tepruar, si dhe karakterin e tyre mospërfillës. Demi dëshiron angazhim serioz dhe ledhatime, ndërsa Shigjetari është në kërkim të aventurave. Pasi shijon atë çka i ofron Demi, lodhet e largohet. Në fund askush nuk fiton asgjë nga kjo marrëdhënie, pasi në përfundim të gjithçkaje të dy ndihen bosh.
Peshorja dhe Akrepi
Peshoret kanë dëshirë t’i rregullojnë, t’i ndihmojnë të tjerët dhe karakteri i errët e i paqëndrueshëm i Akrepit, e bën atë kandidatin perfekt për diçka të tillë. Peshorja mendon se Akrepi ka nevojë për dashurinë që ajo mund t’i falë, por në fakt nuk është ashtu. Ky ështe pikërisht momenti kur Akrepi lëshohet si tsunam dhe e asgjeson Peshoren, duke e nxjerr jashtë loje totalisht. Peshorja është një shenjë që përpiqet vazhdimisht të ndriçojë partnerin e saj Akrep, por përfundon duke u zhytur në vorbullën e pritshmerive dhe nevojave të Akrepit. Pra, është një marrëdhënie e cila do të përfundojë në ndarje.
Peshqit dhe Binjakët
Lidhja mes një Peshku dhe Binjaku është definitivisht një lidhje tosike, pavarësisht natyrës së tyre “të lehtë” që i tërheq. Binjakët pëlqejnë të luajnë dhe mendojnë se mund të sillen e të trajtojnë Peshqit ashtu siç kanë dëshirë. Megjithatë, Binjakët si shenjë, nuk kënaqen kurrë me asgjë, kurrë nuk e konsiderojnë dikë të mirë mjaftueshëm, një arsye kjo për t’i quajtur Peshqit “të papërshtatshëm”