Një turist holandez dyshohet se ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi është marrë nga rrjedha e lumit Osum pranë Çorovodës.
Në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore gruaja holandeze H. (V. A.) C. S. 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, J. A. S. 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.
64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin ka deklaruar se e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e policisë, zjarrfikësja dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.
“Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.
64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia e Beratit.