Extra Çifti i mjekëve që përballet me koronavirusin tek Infektivi dhe ka 40...

Çifti i mjekëve që përballet me koronavirusin tek Infektivi dhe ka 40 ditë pa parë fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu na ka njohur ditën e sotme për një çift mjekësh që përballen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë së koronavirusit në Spitalin Infektiv dhe që kanë 40 ditë që nuk kanë parë fëmijët e tyre.

Sipas ministres, Manastirliu, Nevila dhe Arbën Gjermeni janë dy mjekë që i janë dedikuar me përkushtim punës për shërimin e pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm.

“Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga covid-19 në spitalin infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm. Krenare për mjekët!”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.