Qyteti i Çikagos është në rrugën e duhur për të filluar rihapjen me kujdes dhe lehtësimin e kufizimeve për aktivitete të caktuara në fillim të qershorit, me ristorante në natyrë, parukeri dhe biblioteka të përcaktuara saktë, me qëllim rifillimin e biznesit, tha kryetarja e bashkisë, Lori Lightfoot.
“Nëse masat e sigurisë, të vendosura për shkak të koronavirusit, do të respektohen, atëherë qyteti mund të rihapë potencialisht programet e verës dhe të lejojë kampe private, shërbime fetare, palestra dhe muze”, shtoi ajo.
“Shkollat, sheshet e lojërave, baret, stadiumet dhe ambientet muzikore do të qëndrojnë të mbyllura tani për tani”, tha Lightfoot.