Portali Online Money Advisor publikoi një raport, i cili analizon të dhënat e klubeve që u përkasin kampionateve më të mira europiane (Premier League, Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1), duke evidentuar se cilët janë ata që kanë fituar më shumë nga futbollistët e rritur në akademitë e tyre sportive për të rinj.
Analiza përfshiu më shumë se 73 mijë futbollistë nga 32 kampionate futbolli. “Të gjithë kampionatet me shpenzime neto transferimi 100 milionë euro ose më shumë u morën në analizë nga periudha e merkatos së verës së transferimeve në 2010-n. Në studim u morën në konsideratë të gjithë transferimet e futbollistëve nga ekipi i fundit për të rinj nga ku pastaj kanë kaluar në nivelin ‘senior nga 2010-a’”- shkruan gazetari sportiv Ryan Baldi.
Sipas raportit, shoqëria që në 11 vitet e fundit (periudha e marrë në analizë) ka fituar më shumë nga shitja e talenteve të Akademisë është Ajax, me të ardhura 247,8 milionë euro.
Për surprizë, në vend të dytë, ndodhet një klub spanjoll, Atletico Madrid. Duhet marrë në konsideratë se nga 214,3 milionë euro në total, në 11 vitet e fundit, 80 milionë i atribuohen transferimit të mbrojtësit Lucas Hernandez te Bayern Munich dhe transferimit të Thomas Partey tek Arsenal për 50 milionë euro. I njëjti diskutim vlen edhe për Monacon, me 188,8 milionë euro, nga të cilat 145 milionë lidhen me transferimin e Mbappè.
Në dhjetë vendet e para në raportin e realizuar nga Online Money Advisor nuk ka asnjë klub italian, por gjejmë një klub holandez, dy klube spanjolle, një portugeze, dy franceze, dy gjermane dhe dy klube angleze.
Renditja
1- Ajax – 247,8 milionë euro
2- Atletico Madrid – 214,3 milionë euro
3- Benfica – 194,3 milionë euro
4- Monaco – 188,8 milionë euro
5- Schalke 04 – 170,8 milionë euro
6- Lion – 157,3 milionë euro
7- Barcelona – 149 milionë euro
8- Manchester City – 142 milionë euro
9- Borussia Dortmund – 128,9 milionë euro
10- Aston Villa – 127,9 milionë euro