Ekspertët për sigurinë e automjeteve kanë listuar 10 makinat më të sigurta për vitin 2019. Këto automjete kanë kaluar me sukses provën e sigurisë që u ofrojnë udhëtarëve gjatë një përplasje. Në këtë listë përfshihen marka të njohura të kompanive automobilistike, por surpriza është Mazda.
Modeli i saj CX-30 i vitit 2019 ka rezultuar makina me sigurinë më të lartë. Ajo ka marrë pikët maksimale në testime. Dhjetë makinat që kanë rezultuar më të sigurta përmbushin edhe kriteret e teknologjisë së avancuar, siç janë ato për shmangien e përplasjeve, të tilla si frenimi automatik në rrethana të papritura dhe qëndrimi në korsi për të shmangur përplasjen me automjetet e tjera.
Këto makina, thonë ekspertët, kanë sisteme ndihmëse të drejtimit, duke e bërë më të lehtë punën e shoferit dhe duke garantuar më shumë siguri.
Lista e makinave më të sigurta për vitin 2019:
-BMW Serie 3
-Mazda 3
-Mazda CX-30
-Mercedes-Benz B-Class
-Mercedes-Benz CLA
-Seat Tarraco
-Skoda Scala
-Telsa Model 3
-Volkswagen Golf
-Volkswagen T-Cross