Pezullimi i vaksinës AstraZeneca kundër Covid të hënën shënoi pengesën e fundit për vaksinimin e Francës.
Ashtu si me vendet e tjera të BE, përhapja e vaksinave në Paris ka qenë me pengesa.
Shifrat e fundit tregojnë se Franca ka vaksinuar 11,029 njerëz për 100,000 banorë, krahasuar me 39,863 në Mbretërinë e Bashkuar, Hungari me 17,767 dhe Danimarkë me 14,805.
Deri në pezullimin e vaksinave të AstraZeneca, ritmi i vaksinimit i Francës po ngrihej me mbi 2.9 milionë të doza të injektuara në 15 ditët e para të muajit.
Por kjo nuk mbulon problemet e shpërndarjes.
Rregullatori mjekësor francez ka ndjekur Agjencinë Evropiane të Barnave në miratimin e vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe kohët e fundit vaksina me një dozë të vetme e Johnson & Johnson.
Sipas një sondazhi të fundit të Euronews, skepticizmi ndaj vaksinave është më i lartë në Francë se në çdo vend tjetër europian. Dy të tretët e të intervistuarve i thanë Euronews se nuk do ta merrnin vaksinën kundër koronavirusit (42%) dhe të pasigurtë se ç’do të vendosnin ishin 21%.
Vetëm 37% e të intervistuarve në Francë thanë se do ta merrnin vaksinën, ndërsa shumica e atyre që duan të marrin vaksinën janë në Itali (71.3%) dhe në Gjermani (63%).
Por epidemiologu francez Martin Blachier, drejtuesi i Autoritetit të Lartë të Shëndetit Publik, tha për Euronews se personat anti-vaksinë luajnë një “rol të vogël” në ngadalësimin e procesit të vaksinës, pasi francezët regjistrohen gjithnjë “në masë” sa herë hapen qendrat e vaksinimit.
E pyetur nga Euronews për arsyet pse Franca ishte pak mbrapa fqinjëve europianë në fillimin e fushatës së saj të vaksinimit, ministria franceze e shëndetësisë tha se kjo ishte “për shkak të vonesës në fillimin e fushatës në fillim të janarit”.
Vonesa, shpjegoi ministria, “është e lidhur me një strategji më progresive të vaksinimit publik, në përputhje me rekomandimet e Autoritetit të Lartë të Shëndetit Publik. Ky interval pasqyrohet mekanikisht në shifrat aktuale”.
“Duhet të theksohet, megjithatë, se ne kemi përjetuar një rritje në numrin e injeksioneve të para në javët e fundit me më shumë se 5.2 milion injeksione të para dhe më shumë se 2.2 milion injeksione të dyta që nga 16 Marsi 2021”, shtoi ai.
Por epidemiologia Catherine Hill ka thënë se fillimi i ngadaltë ishte “thjesht burokraci tipike franceze”.
“Autoritetet kanë qenë të ngadaltë për të filluar, por tani po bëjnë më të mirën”, tha ajo, duke theksuar se situata franceze “nuk ishte aq anormale” në krahasim me kombet e tjera të BE.