Të dhënat nga vendet e Bashkimit Europian tregojnë se numri i martesave sa vjen dhe bie, ndërsa numri i divorceve është në rritje.
Sipas të dhënave të Eurostat, që prej vitit 1964, përqindja e martesave në BE ka rënë nga 8 për 1 mijë persona në 4.3 për 1 mijë persona në vitin 2019.
Në të njëjtën kohë, divorcet kanë kaluar dyfishimin, ku nga 0.8 për 1 mijë persona që ishte në 1964 ka shkuar në 1.8 për 1 mijë persona në 2019.
Vendi me numrin më të lartë të martesave për numër popullsie ishte Qipro ndjekur nga Lituania, Letonia dhe Hungaria.
Kurse vendi me numrin më të ulët të martesave rezulton Italia me vetëm 3 martesa për 1 mijë banorë. Më pas vijnë Portugali dhe Sllovenia.
Sa i përket divorceve, numri më i ulët është shënuar në Maltë dhe Irlandë, ku janë regjistruar 0.7 divorce për 1 mijë persona.
Ndërsa numri më i lartë i ndarjeve të çifteve ka ndodhur në Letoni, Lituani dhe Luksemburg.