Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare që kanë brenda tyre ndryshime të mëdha në shumë aspekte.
Edhe pse shpeshherë vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e BE u kërkohet që të plotësojnë standardet, në fakt edhe vetë vendet anëtare kanë ndryshime të mëdha mes njëra-tjetrës në aspektin ekonomik.
Të ardhurat mujore kanë një polaritet të jashtëzakonshëm pasi sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018 të ardhurat mesatare mujore ishin 4 057 euro në muaj në Danimarkë dhe 442 euro në Bullgari.
Në krye me të ardhurat më të larta janë dhe Luksemburgu me 3 671 euro, ndjekur nga Suedia me 3 135 euro, Belgjika 3 092, Irlanda 3 021, Finlanda 2 958 dhe gjermania me 2 891 euro në muaj.
Ndërsa në fund të renditjes më të ardhura më të paktë bashkë me Bullgarinë gjendjet Rumania me 700 euro, Hungaria me 801 dhe Lituania me 809 euro në muaj si pagë mesatare.
Por, kur vjen puna për vendin që ka pagën më të lartë mesatare në Europë, ndryshon renditja pasi në krye janë Zvicra me 5 600 euro, Norvegjia me 4 250 euro dhe Islanda me 4 200 euro në muaj.