Kuriozitete Cili është fati i këtij Boeing-u 727 të fshehur në pyll (FOTO)

Cili është fati i këtij Boeing-u 727 të fshehur në pyll (FOTO)

Çdokush që fluturon mbi një pyll në Oregon, apo të endet thellë në të, do të mbetet i hutuar kur të hasë një Boeing 727 të “parkuar”, por ka një shpjegim për këtë.

Aeroplani në fakt është shtëpia e Bruce Campbell, inxhinier 64-vjeçar elektrik, i cili jeton aty prej disa vitessh.

“Si fëmijë, pashë TV në një aeroplan të vjetër dhe kështu nisa të jetësoj një ide që më lindi”, thotë Bruce, duke shpjeguar të jetuarit brenda një aeroplani.

Bruce e ka pajisur me gjërat themelore që ai ka nevojë për të jetuar në të.

“Unë jetoj në një aeroplan të pajisur me energji elektrike, ujë dhe kullim”, theksoi Bruce, i cili zakonisht drejton avionë të vegjël.

 

Ai gjithashtu zbuloi se çfarë e tërhoqi atë tek Boeing 727.

“Aeroplanët janë ndër mjetet më të bukura të ndërtuara nga njerëzimi”, tha pronari i kësaj shtëpie të pazakontë.

Ai theksoi se ende kishte shumë punë në aeroplan për ta bërë atë plotësisht funksional. Për momentin ju mund të bëni dush dhe të keni një dhomë gjumi të gatshme, dhe kuzhina duhet të përmirësohet.

Deri tani, ai ka shpenzuar afro 200,000 euro për ta bërë sa më funksional, jo vetëm për vete, por dhe për vizitorë.