Macja e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, është në një vend të sigurtë, shkroi kompania në Twitter-in e saj.
“Mund të konfirmojmë se macja Castro është në një vend të sigurt. Assange u ka kërkuar avokatëve të tij që ta shpëtojnë atë nga kërcënimi i ambasadës që në mes të tetorit (2018). Ata do të takohen përsëri në liri”, thotë WikiLeaks.
Si një konfirmim i fjalëve të tij, shfaqet një video që tregon se si Castro ulet pranë ekranit televiziv ku shfaqet arrestimi i pronarit.
Në dy vitet e fundit, macja që jetonte në Ambasadën e Ekuadorit u bë e famshme. Ajo gjithashtu kishte dhe profilin e saj në rrjetet sociale.
Megjithatë, disa muaj më parë ajo u zhduk papritmas.
Kur Assange u arrestua, mediat raportuan se Castro ndoshta iu dorëzua një strehimi për kafshët shtëpiake.
We can confirm that Assange’s cat is safe. Assange asked his lawyers to rescue him from embassy threats in mid-October. They will be reunited in freedom. #FreeAssange #NoExtradition pic.twitter.com/zSo8RfXXc9
— WikiLeaks (@wikileaks) April 13, 2019