“O tempora! O mores!” është përdorur nga Ciceroni në “Oratio in Catilinam Prima in Senatu Habita” kundër Verres (kapitulli 55).
Përkthehet fjalë për fjalë si “Oh kohët! Oh zakonet”, por më saktë si “Oh çfarë kohësh! Oh çfarë zakonesh! ose ndryshe, “Kohë të mjera, njerëz të mjerë”.
Në fjalën e tij kundër Catilina, Ciceroni shprehet kundër pabesisë dhe korrupsionit në atë periudhë.
Ciceroni është i zhgënjyer që, pavarësisht nga të gjitha dëshmitë që janë mbledhur ndaj Catilinas, që ka komplotuar për të rrëzuar qeverinë romake dhe që ka tentuar të vrasë edhe vetë Ciceronin, dhe përkundër faktit që senati ka dhënë “senatus consultum ultimum”, Catiline nuk është ekzekutuar akoma.
Sot frazës i jepet më shumë një ton gazmor, për të kritikuar dhe ironizuar zakonet e të së tashmes.