Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për shtyp këtë të premte. Kryedemokrati është pyetur në lidhje me skenarin që do të ketë protesta që do të zhvillohet javën e ardhshme, më 12 Nëntor.
“Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike”, u shpreh Berisha.
Po ashtu, Berisha hodhi akuza ndaj Ramës se po përpiqet të konfiskojë flamurin e PD.
“PD gjatë një viti, ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe më shumë se çdo forcë politike. E ka bërë këtë sipas kushtetutës së saj dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve. Këtë proces, kërkon ta shkelmojë, në mënyrë antiligjore, antidemokratike, strikt armiqësore, Edi Rama. Përveç këtyre procedurave, ka një vendim gjykate, në të cilin gjykatësi ka vendosur për këtë realitet, për Kuvendin, për logot, për vendimet e PD-së. Gjithçka është e ligjshme, e paligjshme dhe armiqësore është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik. PD rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara. Ky është një problem që e kemi me Edi Rramën, nuk e kemi me tjetër…”, tha Berisha