Emri i vërtetë i Dhaskal Todrit ishte Theodhor Haxhifilipi.
Theodhori ishte mësues e veprimtar i gjuhës shqipe që lindi në Elbasan.
U bë figurë aq e dashur popullore sa nisën t’i thërrasin dhaskal (mësues) dhe Todri ishte shkurtimi i emrit.
Th. Haxhifilipi u përpoq për futjen e gjerë të shqipes në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në shkollë.
Porositi në Evropë edhe një shtypshkronjë, pasi krijoi në Elbasan një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij, që njihet që nga fundi i shek.XVIII e deri në shek.XX.
Për të penguar këtë, kisha fanariote futi njerëz dhe e vranë në Dhiavat të Resnjës.
Më 1827, kleri i dogji shkrimet e tij në Elbasan, duke nxjerrë si shkak murtajën që kishte rënë në qytet.