Vetëm pak muaj më parë ka qarkulluar nëpër media të ndryshme një video ku Alban Hoxha, i dashuri i këngëtares Çiljeta Xhilaga, u pa shumë pranë një vajze në një nga club-et e Tiranës.
Menjëherë vërshuan komentet mbi një ndarje të mundshme për shkak të tradhtisë mes Çiljetës dhe portierit të Partizanit.
Por sa të vërteta ishin këto aludime?
Aspak! Këtë na e konfirmoi vetë e zonja e punës!
Në një postim në rrjetin social Instagram, Çiljeta postoi faqen e parë të një gazetës Panorama ku artikulli kryesor i ditës titullohej: “Çiljeta Xhilaga i jep fund bashkëjetesës 3-vjeçare me portierin e Partizanit, detaji që zbuloi tradhtinë!”
Këngëtarja njoftoi ndër të tjera se nuk është ndarë nga Alban Hoxha dhe se kur të ndahen do e bëjnë me dije publikisht!
Krahas fotos së postuar, Çiljeta tepër e indinjuar ndaj mediave shkruan:
“Të dashura media që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe t’na shkojë dita mbarë.
Do t’ju lutesha shumë, shifni gratë dhe burrat e juaj, familjet tuaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve do t’ju ikin gratë e juaja dhe burrat nga duart, un e kuptoj pjesën që kur je personazh je në qendër të vëmendjes për çdo gjë dhe normalisht s’keni si mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka edhe një limit ndaj do t’ju lutesha t’na leni rehat. Boll u morët jo vidjo, jo u ndan, jo u pajtun, jo u ndan, jo u pajtun prap, s’na kanë ndarë as vidjot e bëra me qëllime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgjë, kur të ndahemi nga i madh Zot do t’ju lajmërojmë vetë.
Ditë të mbarë të gjithave portaleve sot!”